20.5 C
Kosovo
06/05/2026

MES PRITSHMËRISË DHE REALITETIT – 4 DITË TURIZËM NË KOSOVË — ZWISCHEN ERWARTUNG UND REALITÄT – VIER TAGE TOURISMUS IM KOSOVA

Arkivi

Nga një destinacion pak i njohur, në një përvojë që lë mbresa të thella. Katër ditë në Kosovë mjaftuan që një grup turistësh nga Zvicra të përballen me një realitet krejt ndryshe nga pritshmëritë. Ky rrëfim sjell nga afër udhëtimin e tyre – mes mikpritjes, trashëgimisë dhe surprizave që nuk harrohen lehtë. Në pamundësi të qëndrimit më gjatë, ata premtuan një vizitë të sërishme në Kosovë, për të zbuluar edhe pjesët e tjera të vendit.

—————————————-

Von einem wenig bekannten Reiseziel zu einem Erlebnis, das nachhaltige Eindrücke hinterlässt. Vier Tage im Kosovo reichten aus, damit eine Gruppe von Touristen aus der Schweiz einer Realität begegnete, die ganz anders war als ihre Erwartungen. Dieser Bericht bringt ihre Reise aus nächster Nähe – zwischen Gastfreundschaft, kulturellem Erbe und Eindrücken, die man nicht so leicht vergisst. Da ihnen ein längerer Aufenthalt nicht möglich war, versprachen sie, den Kosovo erneut zu besuchen, um auch die anderen Teile des Landes kennenzulernen.

Nga Xhevdet Kallaba

Një grup turistësh (gra e burra) nga Zvicra qëndruan katër ditë në Kosovë. Mikpritja e turistëve, filloi që nga guida për t’u dëshmuar edhe nga njerëzit që takuam gjithandej.

Aeroplani i Swiss-it nga Cyrihu arriti në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, në kohën e paraparë – 8 e 40 minuta. Rreth orës nëntë u takuam në hollin e pritjes. Paraprakisht njihesha vetëm me Bean, e cila për herë të fundit vizitoi Kosovën, bashkë me shoqen e saj Judith, në maj të vitit 2011.

Të vetëdijshëm se për katër ditë nuk mund të vizitohen të gjitha pjesët e Kosovës, mysafirët kishin rezervuar të qëndronin një natë në Prishtinë dhe dy të tjerat në Prizren. Kishin bërë edhe rezervimin e hoteleve shumë më herët.

Kohë më parë më kishte kontaktuar Bea Fankhauser për të më pyetur nëse kisha kohë t’i shoqëroja një apo dy ditë gjatë qëndrimit të tyre në Prizren. U thashë që përveç shoqërimit do t’u ofroja edhe makinën (kombi-bus) në dispozicion.

Kështu, nga aeroporti i Prishtinës vazhduam rrugën drejt Graçanicës që ta vizitonin Manastirin e atyshëm. Meqë për atë vizitë ishte ende herët u pajtuam që të ndalemi në hotel Graçanica, pronë e zviceranit Andreas Wormser për të marrë kafenë e mëngjesit. Një pritje e mirë dhe një përjetim i këndshëm. Në një ambient të një ode me shtrojë shqiptare u ulëm në minderin e restorantit.

Sapo morëm kefetë, filloi prezantimi: unë jam Holger dhe vij nga Gjermania, por jetoj në Zvicër; më pas reflektoi Andrea: unë dhe Holgeri jemi partnerë, kemi vizituar shumë vende, kështu që kësaj radhe jemi përcaktuar për Kosovën. Vazhduan prezantimin edhe të tjerët. Claude, Silvia, Bea, Gerard dhe Pascal.

Koha e kafesë më mjaftoi që edhe unë ta jap një pasqyrë të shkurtër për Kosovën dhe t’u shpjegoja për agjendën e vizitave të sotme.

Pas manastirit ortodoks të shekullit XIII, të mbushur me afreske të kohës vizituam bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, një objekt impozant me mbi dy milionë libra, revista e periodikë nga kohë dhe gjuhë të ndryshme. Përballë po qëndronte katedralja e besimit katolik në kujtim të Nënës Terezë.

Sapo afrohej koha e drekës, të cilën do ta hanim në hotelin “Etnomania”, aty ku edhe do të vendosen mysafirët. Një pritje korrekte e Kushtrimit – pronarit të hotelit ishte edhe një përzemërsi e mikpritjes shqiptare. Pas drekës vizituam tregun e gjelbër dhe muzeun e trashëgimisë etnologjike të kompleksit muzeor “Emin Gjiku”.

Ndalesa e radhës qe Xhamia e Madhe. Pa u thënë fare, gratë e pranishme morën nga një shami për ta respektuar kodin e vizitës në brendi të xhamisë. Punimet me përkushtim të kaligrafisë brenda kupolës lanë mbresa të thella te grupi, të cilët, kryesisht ishin punëtorë socialë në përkujdesjen e të cilëve kishin kaluar shumë refugjatë shqiptarë, gjatë qëndrimit në Zvicër.

Dhe kështu, krahas xhamisë së Sulltan Mehmet Fatihut, Xhamisë së Jashar Pashës dhe asaj të Qarshisë, të ndërtuara në  shekujt XV dhe XVI, arritëm avenynë “Nëna Terezë”. Ishte e pamundur të kaloje përskaj e të mos sqaroje tri figurat qendrore në qendër të Prishtinës: Ibrahim Rugova, Skënderbeu dhe Nëna Terezë. Monumentet “Newborn” dhe “Heroinat” plotësuan agjendën e sotme të vizitës në Prishtinë. Në mbrëmje mysafirët i priste një darkë tradicionale në restorantin “Liburnia”.

Të nesërmen rruga na shpori drejt Prizrenit – qytetit të dytë për nga madhësia, por të parit për nga bukuria. Si çdo vizitor, kafenë e parë e pimë te Shatërvani, i cili ishte përplot me njerëz moshash dhe gjinish të ndryshme. Më pas vazhduam drejt kalasë së qytetit. Pamja nga lart ofronte një panoramë mbresëlënëse. Përveç historisë së vetë kalasë, tashmë të rinovuar, pozita e Prizrenit të kthen prapa në historinë e themelimit të tij rreth 800 vjet para erës sonë. Sharri plak me bardhësinë e borës së freskët na jepte një freski sa fizike po aq edhe shpirtërore.

Një pritje të përzemërt në kompleksin e Lidhjes së Prizrenit veç sa shtoi edhe më shumë simpatinë e mysafirëve. Madje, hyrja na u mundësua pa pagesë, në shenjë respekti për zviceranët, të cilët ndihmuan popullin shqiptar të Kosovës gjatë periudhës së luftës së vitit 1998-1999. Drejtori i kompleksit z. Parim Kosova më luti që t’i ftoja mysafirët për kafe, por për shkaqe kohore e refuzova. Një foto e përbashkët brenda kompleksit do të mbetet një kujtim i përhershëm për mysafirët helvetikë.

Ndonëse nuk qe paraparë, në ditën e dytë realizuam një vizitë në Bodrumin e Vjetër të Rahovecit, me një traditë mbi dy mijëvjeçare të kultivimit të verës cilësore.

Pastaj morëm drejtimin e Gjakovës për të ngrënë drekë në hotelin e njohur “Qarshija e Jupave”. Pas një dreke të mirë, pronari Shkëlqim Jupa, me një traditë mbi 60-vjeçare në gastronomi i nderoi mysafirët me nga një gotë raki rrushi. Mbresat nga qarshia e vjetër, Xhamia e Hadumit dhe Ura e Tabakëve ishin edhe një përplotësim i kësaj vizite, për ta realizuar një ndalesë edhe tek Ura e Fshejt.

“Nuk kam pritur që do të kalojmë kaq mirë në Kosovë” – tha Gerard duke shprehur dëshirën edhe për një vizitë të ardhshme, sepse kishin mbetur edhe shumë pjesë të Kosovës pa u vizituar, ndër to, sidomos, memoriali “Adem Jashari”, dhe jo vetëm, si pasqyrë e sakrificës kombëtare për lirinë e Kosovës.

Edhe kthimi për në Prishtinë ishte atraktiv me vizitën që i bëmë fshatit turistik të Prevallës, në Parkun natyror të Sharrit.

Moti i mirë dhe dy orët në dispozicion deshëm t’i shfrytëzonim në restorantin “Missini”, në Prishtinë, duke shijuar ëmbëlsirat e shumta të këndit të ëmbëltores së tyre.

Një ndarje në orën 18 në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës qe një falënderim i dyanshëm për kohën e kaluar gjatë kësaj vizite.

Në ndarje më dhanë një pliko dhe m’u lutën që të mos e hapja deri në shtëpi. Në të ishte një shumë parash dhe një kartë postare me këtë tekst: I dashur Xhevdet, ishte një fat i madh dhe kënaqësi që patëm mundësinë t’i kalonim këto ditë me ty. Pa rrëfimet e tua interesante dhe të vlefshme, ky udhëtim do të ishte vetëm një pjesë e vogël e përshtypjeve që do t’i marrim me vete në shtëpi, do t’i tregojmë më tej dhe do t’i ruajmë në kujtesë. Është shumë e rëndësishme për ne që t’ju mbështesim në këtë kohë të vështirë me mendimet tona dhe me një kontribut të vogël. Të urojmë ty dhe familjes tënde shumë forcë dhe besim.

Me përzemërsi: Bea, Silvia, Holger, Andrea, Gerard, Claude dhe Pascal!

ZWISCHEN ERWARTUNG UND REALITÄT – VIER TAGE TOURISMUS IM KOSOVA

Eine Gruppe von Touristinnen und Touristen aus der Schweiz verbrachte vier Tage im Kosovo. Die Gastfreundschaft gegenüber den Touristen begann bereits mit dem Guide und wurde auch von den Menschen bestätigt, denen wir überall begegneten.

Das Flugzeug von Swiss International Air Lines aus Zürich landete pünktlich um 8:40 Uhr am Flughafen „Adem Jashari International Airport“ in Pristina. Gegen neun Uhr trafen wir uns in der Ankunftshalle. Zuvor kannte ich nur Bea, die den Kosovo zuletzt im Mai 2011 zusammen mit ihrer Freundin Judith besucht hatte.

Im Bewusstsein, dass man in vier Tagen nicht alle Teile des Kosovo besichtigen kann, hatten die Gäste geplant, eine Nacht in Pristina und zwei weitere in Prizren zu verbringen. Die Hotels hatten sie bereits früher reserviert.

Vor einiger Zeit hat mich Bea Fankhauser kontaktiert und gefragt, ob ich Zeit hätte, sie während ihres Aufenthalts in Prizren ein oder zwei Tage zu begleiten. Ich sagte ihr, dass ich ihr und ihrer Gruppe neben der Begleitung auch mein Fahrzeug (Kombibus) zur Verfügung stellen würde.

So setzten wir vom Flughafen Pristina aus unsere Fahrt in Richtung Graçanica fort, um dort das Kloster zu besichtigen. Da es für diesen Besuch noch zu früh war, einigten wir uns darauf, im Hotel Graçanica – im Besitz des Schweizers Andreas Wormser – anzuhalten, um unseren Morgenkaffee zu trinken. Ein freundlicher Empfang und ein angenehmes Erlebnis. In einem Raum im Stil einer traditionellen albanischen Stube eingerichtet war, setzten wir uns auf die Sitzpolster des Restaurants.

Kaum hatten wir den Kaffee bekommen, begann die Vorstellungsrunde: „Ich bin Holger und komme aus Deutschland, lebe aber in der Schweiz.“ Danach sagte Andrea: „Holger und ich sind Partner, wir machen mit dieser Gruppe seit einiger Zeit jährlich gemeinsam eine Reise. Diesmal haben wir für den Kosovo entschieden, da wir alle in der Schweiz Menschen aus dem Kosovo kennengelernt haben, aber dieses Land nicht kennen.“ Auch die anderen stellten sich vor: Claude, Silvia, Bea, Gerard und Pascal.

Die Zeit beim Kaffee reichte mir aus, um auch selbst einen kurzen Überblick über den Kosovo zu geben und ihnen die Agenda der heutigen Besichtigungen zu erklären.

Nach dem orthodoxen Kloster aus dem 13. Jahrhundert, das mit Fresken aus jener Zeit geschmückt ist, besuchten wir die Nationalbibliothek „National Library of Kosovo“ in Pristina – ein imposantes Gebäude mit über zwei Millionen Büchern, Zeitschriften und Periodika aus verschiedenen Zeiten und in verschiedenen Sprachen. Gegenüber stand die Kathedrale des katholischen Glaubens im Gedenken an Mother Teresa.

Zum Mittagessen gingen wir ins Hotel „Etnomania“, wo die Gäste auch untergebracht waren. Ein freundlicher Empfang durch Kushtrim – den Hotelbesitzer – war ein weiteres Zeichen albanischer Gastfreundschaft. Nach dem Mittagessen besuchten wir den Gemüsemarkt und das ethnologische Museum des Museumskomplexes „Emin Gjiku“.

Die nächste Station war die Große Moschee. Ohne dass man es ihnen sagen musste, nahmen die anwesenden Frauen jeweils ein Kopftuch, um den Besuchsregeln im Inneren der Moschee zu entsprechen. Die sorgfältig ausgeführten kalligraphischen Arbeiten in der Kuppel hinterließen einen tiefen Eindruck bei der Gruppe, die größtenteils aus Sozialarbeiterinnen und Sozialarbeitern bestand, die sich in der Schweiz um viele albanische Flüchtlinge gekümmert hatten.

So erreichten wir entlang der Moscheen von Sultan Mehmet Fatih, Jashar Pascha und der Çarshia-Moschee – erbaut im 15. und 16. Jahrhundert – die Avenue „Mother Teresa Square“. Bei dieser Gelegenheit habe ich der Gruppe die drei zentralen Persönlichkeiten im Zentrum von Pristina erklären können: Ibrahim Rugova, Skanderbeg und Mother Teresa. Die Denkmäler „Newborn“ und „Heroinat“ rundeten das Tagesprogramm ab; am Abend erwartete die Gäste ein traditionelles Abendessen im Restaurant „Liburnia“.

Am nächsten Tag führte uns der Weg nach Prizren – der zweitgrößten, aber wohl schönsten Stadt. Wie jeder Besucher tranken wir unseren ersten Kaffee am Shatërvan, ein belebter Ort voller Menschen unterschiedlichen Alters und Geschlechts war. Anschließend ging es weiter zur Stadtburg. Der Ausblick von oben bot ein beeindruckendes Panorama. Neben der Geschichte der inzwischen renovierten Festung führt die Lage der Stadt zurück in die Zeit ihrer Gründung, etwa 800 Jahre vor unserer Zeitrechnung. Das Šar-Gebirge mit dem frischen Schnee vermittelte sowohl körperliche als auch seelische Frische.

Ein herzlicher Empfang im Komplex der League of Prizren gab den Gästen erneut das Gefühl des Willkommenseins. Der Eintritt wurde uns sogar kostenlos gewährt – als Zeichen des Respekts gegenüber den Schweizern, die dem albanischen Volk im Kosovo während des Krieges 1998–1999 geholfen hatten. Der Direktor des Komplexes, Herr Parim Kosova, bat mich, die Gäste auf einen Kaffee einzuladen, doch aus Zeitgründen lehnte ich ab. Ein gemeinsames Foto im Hof des Komplexes wird den Gästen aus der Schweiz als bleibende Erinnerung dienen.

Obwohl es nicht geplant war, besuchten wir am zweiten Tag auch den alten Weinkeller von Rahovec, mit einer über zweitausendjährigen Tradition im Weinbau.

Danach fuhren wir nach Gjakova, um im bekannten Hotel „Qarshija e Jupave“ zu Mittag zu essen. Nach einem guten Essen ehrte der Besitzer Shkëlqim Jupa – mit über 60 Jahren Tradition in der Gastronomie – die Gäste mit einem Glas Traubenrakija. Eindrücke aus der alten Çarshia, der Hadum-Moschee und der Gerber-Brücke ergänzten diesen Besuch, bevor wir noch einen Halt an der Drini-Brücke machten.

„Ich hätte nicht erwartet, dass wir eine so schöne Zeit im Kosovo verbringen würden“, sagte Gerard und äußerte den Wunsch nach einem weiteren Besuch, da noch viele Teile des Kosovo unbesichtigt geblieben waren – darunter besonders die Gedenkstätte „Adem Jashari Memorial“, als Symbol des nationalen Opfers für die Freiheit des Kosovo.

Auch die Rückfahrt nach Pristina war attraktiv, mit einem Besuch des touristischen Dorfes Prevalla im Nationalpark des Shar-Gebirges.

Das gute Wetter und die zwei zur Verfügung stehenden Stunden nutzten wir im Restaurant „Missini“, wo wir die vielen Süßspeisen des Dessertangebots genossen.

Die Verabschiedung um 18 Uhr am Flughafen „Adem Jashari International Airport“ in Pristina war ein gegenseitiger Dank für die gemeinsam verbrachte Zeit.

Beim Abschied gaben sie mir einen Umschlag und baten mich, ihn erst zu Hause zu öffnen. Darin befand sich ein Geldbetrag und eine Postkarte mit folgendem Text:

Lieber Xhevdet, es war ein grosses Glück und Vergnügen, mit Dir diese Tage verbringen zu dürfen. Ohne Deine interessanten und wertvollen Erzählungen wäre diese Reise nur ein Bruchteil von Eindrücken geworden, die wir nachhause nehmen, Weitererzählen und in Erinnerung behalten werden. Es ist uns ein grosses Anliegen, Euch in Eurer schwierigen Zeit mit unseren Gedanken und einem kleinen  Beitrag zu unterstützen, Wir wünschen Dir und Deiner Familie viel Kraft und Zuversicht. Herzlich, Bea, Silvia, Holger, Andrea, Gerard, Claude und Pascal!

 

 

 

- Advertisement -spot_img

Më shumë

- Advertisement -spot_img

Familja