Fitorja e tyre e suksesshme erdhi me mposhtjen 3-1 të Kaçanikut në raundin e fundit, duke rezultuar në një total të madh prej 39 pikësh – një më shumë se konkurrenca e tyre më e afërt. Me një histori mbresëlënëse prej 13 fitoresh dhe vetëm një humbje nga 14 ndeshje, Feniks mishëroi përkushtimin dhe përsosmërinë absolute gjatë gjithë sezonit. Synimi përfundimtar i skuadrës tani është të ngrihet në lavdinë e Superligës. Për ta arritur këtë, ato do të përballen me një ndeshje barazhi me kampionin e Ligës Perëndimore, ku skuadra fituese shkon direkt në Superligë.
Megjithatë, skuadra humbëse ka ende një shans, por duhet të përballet dhe të mposhtë ekipin e parafundit të Superligës B.
“Ky titull i bën vajzat tona ambasadore të komunës sonë dhe nxit përpjekjet e tyre për të arritur të gjitha qëllimet e tyre edhe në të ardhmën”, pohoi kapitenja Minire.
«Atmosfera brenda klubit është elektrike, si mes lojtarëve dhe stafit drejtues. Së bashku dhamë gjithçka për të arritur këtë moment historik dhe emocionet pas përfundimit të lojës ishin të papërshkrueshme», tha drejtoresha e klubit Selvete Rahimaj.
Ndërkohë trajneri Burim Rahimaj ka ndarë një mesazh për të gjithë prindërit, duke i inkurajuar ata që të angazhojnë fëmijët e tyre në sporte të ndryshme dhe natyrisht duke mos e lënë anash mësimin. Kamenica dhe fshatrat përreth janë të mbushura me talent të jashtëzakonshëm sportiv dhe është thelbësore që entuziastët e sportit të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për të kultivuar një gamë më të shëndetshme dhe më të larmishme të aktiviteteve jashtëshkollore për fëmijët. Megjithatë, arritja e kësaj me përpjekje të thjeshta individuale është sfiduese pasi klubet sportive kërkojnë shpenzime të konsiderueshme dhe mbështetja institucionale është minimale, veçanërisht për klubin tone në këtë rast. Prandaj, i lus drejtuesit e Komunës së Kamenicës që të përqendrojnë përpjekjet e tyre në hapjen e rrugës për të ardhmen e sportit në rajon”, u shpreh trajneri Burim.

Pavarësisht sfidave që na presin, synimi i klubit dhe angazhimi i lojtareve dhe stafit drejtues është i palëkundur. Ne aspirojmë me zjarr të ngjitemi në Superligë dhe të arrijmë suksese edhe më të mëdha, por natyrisht që kërkojmë ndihmë financiare si nga institucionet tona poashtu edhe nga bizneset e shumta, përfundoi trajneri Burim.
Për fund u jam mirënjohës të gjithë mbështetësve dhe dashamirësve sportiv të klubit ndër vite, ekipin e djemve që na përkrahë çdoherë, tifozëve të zjarrtë që na japin gjithmonë mbështetjen e tyre, e posaqerisht mësimdhënësve vullnetar Agim Kallaba dhe Afrim Lenjani që nuk kursejnë anjëherë kohën e tyre për të na ndihmuar në klub, respektivisht me grupmoshat e reja, përfundoi ai.




